Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me uraganin Harvey, më i ashpri i viteve të fundit.

Sipas Administratorit të Emergjencave Civile, Brock Long pas uraganit Harvey, më shumë se 30 mijë persona në Teksas do të mbesin pa një “çati mbi kokë”, dhe do të jenë të detyruar të transportohen në strehimore të përkohshme.

Ai tha se deri më tani rreth 450 mijë persona janë prekur në mënyrë direkte nga uragani dhe pritet të plotësojnë dokumentet si viktima fatkeqësish natyrore.

Qyteti i Hjustonit në Texas po përgatitet të përballet me stuhinë më të madhe në historinë e shtetit amerikan të Teksasit.

Në zonë vlerësohet se brenda një jave do bjerë shi sa bie në një vit. Sipas mediave amerikane, të paktën 5 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani.

Rreth 2000 persona janë shpëtuar në Hjuston dhe në zonat përreth, ku jetojnë të paktën 6.6 milionë njerëz, duke e bërë atë qytetin e katërt më të madh në SHBA./tvklan.al