Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Edhe kur blen një bukë duhet të pajisesh me kuponin e pazarit që ke bërë. Një urdhër i tillë i tatimorëve ka bërë që këta të fundit të bllokojnë aktivitetin e subjekteve pa kasa të xhiros dhe qytetari duhet gjobitur me 500 lekë nëse refuzon kuponin, pasi në këtë rast ka ndihmuar evazionin fiskal.

Kjo ka qenë ndërhyrja e tatimorëve dhe aspak për abuzimin mbi çmimin. Disa subjekte prodhues buke, nuk e kanë ndryshuar atë.

Qytetarja:- “Qysh në Vitin e Ri që thoshin që u bë buka 700, këto po 600 e kanë mbajt”.

Gazetarja: Ju keni marrë një faturë, se sa e keni blerë bukën? Ju ka dhënë shitësi ndonjë faturë?

Qytetarja:- “Jo jo, pa faturë jemi, prandaj e merr bukën 600 lekë”.

Gazetarja: Buka tek ju është shtrenjtuar?

Furrxhiu:- “Buka tek ne 100 lekë është ngrit, vetëm buka 600 u bë 700”.

Gazetarja: A keni ju kupon tatimorë, a keni kasë?

Furrxhiu:- Po kasat i kam, po akoma nuk është në funksion se është prishur”.

Tatimorët kanë ndërhyrë në ato subjekte të paregjistruara dhe që s’kanë paguar detyrimet, por dhe që s’janë të pajisur me kasën treguese të xhiros ditore, 4% e fitimit të secilës, vilet nga tatim-taksat.

“Qëllimi jonë ishte përdorimi i dokumentacionit të shitjes së mallrave dhe nuk është për të parë çmimin. Megjithatë, ne kemi parë dhe në ato furra në qoftë se janë bllokuar siç thotë dhe shtypi sot, janë bllokuar për mos përdorim të dokumentacionit që thashë më sipër. O nuk kanë pasur kasën, ose nuk kanë çuar faturë tatimore, ose nuk kanë faturë që kanë blerë lëndën e parë miellin, prandaj janë bllokuar dhe këto lloj aktivitetesh”.

Për të gjithë ata që s’njohin ligjin dhe rrisin fitimet e tyre pa u regjistruar në tatim-taksa, deri në një afat, do të nis procesi i sekuestrimit./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj