Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ende nuk mund të thuhet me siguri nëse ka një lidhje mes armëve me uranium të varfëruar dhe sëmundjes së kancerit. Megjithatë, e gjithë Europa është e përfshirë nga orteku që po shkakton këto sëmundje. Jugosllavia është toka ku NATO, ka hedhur 31 mijë predha me uranium te varfëruar. Sot ekspertët ushtarakë jugosllavë, kanë filluar të testojnë në 6 rajone të goditura më shumë nga predhat e NATO-s./tvklan.al