Pas përmbytjeve të shkaktuara nga prurjet e mëdha të reshjeve të shiut në Lezhë dhe Shkodër, forca të shumta ushtarake vijojnë të angazhohen në përballimin e gjendjes së emergjencës.

Aktualisht në zonat e përmbytura janë angazhaur në terren 96 forca dhe 40 mjete. Vetëm gjatë ditës së djeshme Forcat e Armatosura kanë ndërtuar një argjinaturë 70 metra të gjatë dhe 1 metër të lartë në vijeën e fshatrave Baragjatë, Rrushkull dhe Belaj, në mënyrë që këto fshatra të mbrohen nga përmbytjet.

Forcat e Armatosura kanë kryer riparime në disa argjinatura të dëmtuara, transportim mallrash dhe evakuim banorësh në fshatin Obot. Aktualsiht forcat ushtarake ndodhen në gjendje gatishmërie në Komunën Dajç për evakuimin e banorëve.

Një ndihmesë në përballimin e situatës në këtë zonë po japin Forcat e Batalionit të Reagimit të Shpejtë në Vaun e Dejës, për të cilën komandanti i batalionit, nënkolonel Ali Mani thotë se do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe për shumë ditë në gatishmëri.

Ndërkaq në gatishmëri janë 146 forca dhe 138 mjete të Ushtrisë, të cilat do të shërbejnë për evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura. Në rast nevoje , 416 banorë do të strehohen në Qendrën Ushtarake në Durrës.

Tv Klan