Gjatë javës që kalojë leku Shqiptarë ka humbur pozitat e tij në këmbimin me dollarin dhe me euron. 1 euro është blerë sot me 137.3 dhe është shitur me 138 lekë. Ndërkohë që monedha Amerikane ka fuqizuar pozitat e saj duke u këmbyer me lekun në kuotat e 122 lekëve nga 119 lekë që ishte një javë më parë.
Ndërkohë sipas parashikimeve këtë javë pritej një forcim i lekut në bursën tonë si pasojë e hyrjeve të konsiderueshme të valutave nga emigrantët tanë jashtë shtetit. Forcimi i dollarit është ndjerë këtë javë edhe në tregjet ndërkombëtare ku është vënë re një fuqizim i dollaritn në këmbim me euron prej 4 centësh. 1 euro është shkëmbyer me dollarin me 1.12 cent, 1 cent më pak se një ditë më parë./tvklan.al