Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cilësoi deklarata për mbijetesë në politikë, qëndrimet e shprehura një ditë më parë nga deputetët e kësaj partie Kristo Goçi dhe Ligoraq Karamelo. Vangjel Dule i fton të dy të pakënaqurit, që të ulen për të debatuar brenda dy strukturave të partisë.

Vangjel Dule: “Në politikë nuk ecet me kriteret e ditës dhe me interesat e ditës. Në politikë dhe sidomos në kushtet aktuale që po përjeton politika shqiptare, ajo që ka rëndësi është të mos ketë lëvizje befasuese, çdo gjë të jetë e menduar qartë dhe e përcaktuar qartë, sepse destabiliteti nuk i intereson askujt dhe aq më tepër interesave strategjike të vendit që janë ato të integrimit, ashtu siç bënë çdo njeri përpjekjen e vetë për mbijetesë biologjike, ekonomike dhe një politikan ka të drejtën e përpjekjes për mbijetesë politike. Rrjedhimisht ajo të cilën mund të gjykojmë është kuadri i parimeve, brenda të cilëve, i jep këtë betejë për mbijetesë politike, rrjedhimisht unë nuk gjykojë qëndrimet që mund të mbajnë kolegët e mijë deputetë, apo anëtarë të strukturave drejtuese të partisë, jo për të cilën gjykohemi të gjithë si politikanë është kuadri moral mbi të cilën investojmë përpjekjet tona në këto aspekte”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj