Lajme Arkiva 2003

Shumë ekspertiza të nxjerra për të vërtetuar dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e shkeljeve në tenderin e pasaportave. Prokuroria e Përgjithshme e kishte mbyllur dosjen pas denoncimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai raportoi në fillim të vitit 2001 se në pamundësinë e tenderit të zhvilluar në Ministrinë e Rendit në prodhimin e pasaportave shteti pësoi një humbje prej rreth 300.000 Dollarësh.

Rreth një vit më vonë ndërkohë që në Prokurorinë e Përgjithshme u emërua pasardhësi i zotit Rakipi, Theodhori Sollaku, anëtarë të komisionit të rendit parlamentarë dhe SHISH-it deklaruan se rënia e buxhetit të shtetit që 2.3 milion dollarë ose rreth 9 herë më i madh se ai që deklaroi KLSH.

Pas këtij sinjali akuza nisi procesin e bujshëm hetimor që u pasua shumë shpejtë më arrestimin e zyrtarëve të lartë të ministrisë së Rendit dhe agjencisë së prokurimit publik, Himçi, Myftari dhe Prifti. Gjatë procesit për masat e sigurisë në gjykatat e të tre shkallëve përfaqësues të prokurorisë deklaruan shuma nga më të ndryshmet si dëmi i buxhetit duke çorientuar shpesh opinionin publik.

Përfundimisht nga të dhënat e nxjerra nga ekspertët kontabël sipas prokurorisë ky dëm arrin në mbi 1 milionë Dollarë, shumë e cila është shkaktuar vetëm nga elementët e sigurisë në pasaportën e re. Mbrojtësit e të pandehurit “vip” pretendojnë se deklarimet për shumët marramendëse janë bërë për qëllime politike.

Faktikisht akuza kryesore ndaj këtyre të pandehurve, ajo e vjedhjes së kësaj shume parash ka rënë. Tani të akuzuarit gjykohen se për shkak të shkeljes së procedurave në tender dhe në kontratë është shkaktuar dëmi, por nuk sqarohet se në xhepat e kujt ka përfunduar shuma.

Gjykimi i çështjes pritet të sjellë si dëshmitarë në sallën e gjyqit, zyrtarët që kanë dijeni për këtë çështje, ndër ta pritet të mungoj ish ministri i rendit Ilir Gjoni, i cili gëzon edhe imunitetin e deputetit. Sipas burimeve në Partinë Socialiste ai është rikthyer pas një qëndrimi disa ditor në Shqipëri për në Amerikë./tvklan.al