Kjo verë nuk do të shënojë temperatura ekstreme si vera e vitit 2023. Sipas meteorologes Lajda Porja, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mund të ketë ditë që temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë, por jo më tepër.

Lajda Porja: Nuk ka tipare të ngjashme me verën e kaluar kjo verë, e cila kishte temperatura ekstreme, kemi qenë bashkë në studio kur kemi folur për valët e të nxehtit që qëndruan ose “qeni me tre kokë i ferrit”, Siberius. U quajt vala Siberius sepse ishte një ndër valët e veçanta që qëndroi 3 javë. Kjo do të ketë temperatura të larta patjetër, mund të ketë edhe ndonjë ditë që mund të kapim 40 gradë, por nuk presim vlera shumë ekstreme.

Porja shton se ky qershor ka vlera të paktën 4  gradë mbi normalen. Ndryshimi i kushteve klimatike ka vështirësuar parashikimet afatgjata, por pritet që epiqendra e temperaturave ekstreme të jetë vendi fqinj, Greqia.

Lajda Porja: Përgjatë kësaj vale, vlera më të larta do të shënojë Greqia, ndryshe nga ne. Do të ketë edhe epiqendrën e kësaj vale që vjen nga Saharaja./tvklan.al