Zyra e përmbarimit gjyqësor në Tiranë është në prag të zhbllokimit të pronave të cilat pretendohet se i përkasin Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Burimet zyrtare të përmbarimit thanë se i kanë kryer te gjitha verifikimet për pronësinë mbi pasurië dhe është arritur në përfundimin se asnjë nga këto prona të blera gjatë këtyre viteve nuk ka si pjestarë Fatmir Ramën. Nga përgjigjet e ardhura nga hipoteka, apartamentet, trojet e blera, Katodrom 2000 e të tjerë janë të rregjistruara vetëm në emrat e Luan dhe Besnik Ramës. Thuajse dhe të gjitha bankat e nivelit të dytë janë përgjigjur negativisht lidhur me llogari të mundëshme në emër të të ndjerit. Ndërkohë mbetet të egzekutohet vetëm urdhëri i bllokimit të 5 automjeteve luksoze të vëllezërve Rama, gjë që duhet ta kryej Policia Rrugore. Me ngrirjen e të gjithë këtyre pasurive nga zyra e përmbarimit i lihet rrugë Gjykatës së Tiranës të vendos për ndarjen e pronave, por juristët thonë që fakti se emri i babait të Endit nuk figuron në asnjë nga këto pasuri mund të rrëzojë çdo pretendim të nënës së Endit, për të trrashëguar qoftë edhe një pjesë të pasurisë./tvklan.al