Lajme Arkiva 2003

Virusi gripit ka filluar të shfaqet edhe në zonën e Shqipërisë të Mesme ku problematik mbetet qarku i Elbasanit. Shkaku kryesor për hapjen e virusit është bërë luhatja e temperaturave, më të ndjeshëm ndaj sëmundjes janë të miturit dhe të moshuarit gripi i rëndë në këtë zonë ka tiparet e atij klasik kute pacientët vihet re mungesë oreksi, ethe temperaturë plagë përreth buzëve etj.

Në spitalin pediatrik të Elbasanit paraqiten mesatarisht çdo ditë rreth 30 fëmijë me këto shenja. Numri i të infektuarve në shkallë qarku mendohet të jetë edhe më i madh duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore në lagje e fshatra si dhe spitalet Gramsh, Peqin dhe Librazhd.

Sipas drejtorisë së shërbimit parësor kjo është një gjendje normale epidemiologjike pasi shfaqet çdo vit. Megjithatë mjekët rekomandojnë përdorim të lëngjeve sa më të gjerë në përgjithësi./tvklan.al