Në Tiranë nuk ka kaluar pa jehonë vrasja në Pejë e aktivistit të lidhjes demokratike të Kosovës, Tahir Zemaj. Politikanë Shqiptarë ashtu si dhe të gjitha reagimet e deri tanishme të bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë dyshim se vrasja është një krim politik. Në fakt komentet e tyre u bënë publike pasi në furneralin e ish kolonelit të parkut u deklarua se banditët që shkaktuan ngjarjen në Vlorë në vitin 97 po kryejn tani në Kosovë vrasjet politike.

Pjeter Arbnori: “Pikërisht në furneralin e Ahmet Krasniqit, Ministrit të Mbrojtjes së qeverisë së Kosovës, unë kam deklaruar se ky është një atentat i tipit të pastër komunist. Edhe vrasja e Tahir Zemaj është në vazhdën e këtij atentati dhe e disa atentateve të tjerë që janë bërë.

Fatmir Mediu: “Unë e marr më tepër në kontekstin që rryma që shkatërruan Shqipërinë apo forca të tilla që shkatërruan Shqipërinë kanë filluar të zotërojnë edhe llogjikën e hakmarrjes dhe të shkatërrimit në Kosovë, gjë që do të ishte shumë negative për vetë zhvillimet politike dhe për ate që kërkojnë të gjithë sëbashku forcat politike të Kosovës. Në këtë aspekt une mendoj që jo vetëm duhet prerë ura e lidhjes së krimit midis Shqipërisë dhe Kosovës, sepse ka pasur një lidhje, por nga ana tjetër mendoj se forcat politike të Kosovës duhet të gjejnë një vullnet për të kapërcyer momente të vështirësive që ato kanë pasur gjatë luftës dhe duhet të ecin vetëm përmes rrugës së mirkuptimit për të ndërtua ardhmërinë e Kosovës”.

Vrasaj e aktivistit të partisë demokratike të Kosovës është dënuar dhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cia ka shprehur besimin se Umnik do të zbulojë autorët e këtij krimi të shëmtuar./tvklan.al