Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kërkoi anëtarit serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe të gjitha forcave politike në Republika Srpska që të marrin pjesë në punën e institucioneve të përbashkëta të federatës. Sipas kreu te shtetit serb kjo është mundësi për të luftuar në mënyrën më të mirë të mundshme për interesat e subjekteve dhe popullit serb ndaj tavolina ku duhet të ulen përfaqësuesit e RS nuk duhet të lihet bosh.

Dodik iu ankua Vuçiçit për rrezikimin e popullit serb në Bosnje dhe Herceëgovinë, dhe se ishte pothuajse e pamundur që të luftohej për drejtësi dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Si arsye për këtë, Dodik përmendi sanksionet nga Shtetet e Bashkuara ndaj tij.

Dodik vuri në dukje se një fushatë e paprecedentë politike dhe mediatike po zhvillohet kundër Republika Srpska dhe popullit serb në BiH, jo vetëm në Sarajevë, por edhe në qendra të shumta perëndimore të pushtetit.

Presidenti Vuçiç vlerësoi se sanksionet e SHBA-së kundër Milorad Dodik dhe zyrtarëve të tjerë të Republikës Srpska janë një precedent i tmerrshëm dhe se ato mund të sjellin vetëm pasoja katastrofike për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet tre kombeve dhe dy entiteteve në BeH dhe më gjerë, në rajon. Sipas Vuçiç sanksionet kanë sjellë gjithmonë vetëm probleme dhe kurrë zgjidhje.

Serbia po përgatit mbështetje të konsiderueshme financiare për Republikën Srpska. Vuçiq dhe Dodik ranë dakord për të mbajtur një asamble të përbashkët të Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska më 27 Janar për të diskutuar projektet strategjike ekonomike dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Klan News