Ky filmim tregon momentet kur presidentin serb Aleksandër Vuçiç e pushton trishtimi në përfundim të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u votua rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Vuçiç puthi flamurin serb me cilin mbuloi shpatullat gjatë fjalës së tij pas votimit, në shkelje të rregullave të sallës ku nuk lejohen simbolet kombëtare.

Më pas u çua bashkë me delegacionin serb dhe ngriti flamurin para kamerave dhe tri gishtat, emblemën e ushtarëve serbë gjatë masakrave në luftërat që shpërbënë Jugosllavinë. Ndërsa për mediat pas daljes nga salla la të kuptohet se mund të mos shkelë më personalisht në Kombet e Bashkuara.

“Karriera ime këtu përfundoi sonte. Serbët nuk do më falin për shumë gjëra dhe kjo ishte gozhdimi i arkivolit. Hartuesit e rezolutës bënë çdo gjë për të na ulur”.

Pas miratimit me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime të rezolutës gjermano-ruandeze që dënon vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga ushtarët serbë në Bosnje në 1995-ën, mijëra serbë dolën për të protestuar jo vetëm në Beograd por edhe në Republikën serbe të Bosnjes dhe Podgoricë.

Tv Klan