#XFactorAlbania#TvKlan #XF2024 Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja.

Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Asnjë i eliminuar në natën e parë të “X Factor Albania!”

Nata e parë e “X Factor Albania” në Tv Klan ka arritur në fundin e saj. 16 konkurrentë u ngjitën pas 8 vitesh në skenën e spektaklit për të shfaqur talentin e tyre përmes performancave unike.

Kategoria e djemve e udhëhequr nga Arilena Ara, vajzat e mentoruara nga Elhaida Dani së bashku me grupin “The Chemicals” si dhe grupi mix nën kujdesin e Young Zerkës u kujdesën të jepnin më të mirën e tyre.

Siç ishte lajmëruar më herët, nata e parë do të kishte një eleminim dhe është momenti që moderatorja Alketa Vejsiu njofton vendimin:

“Sonte largohet në shtëpi vetëm Alketa Vejsiu!”

Votat e kësaj mbrëmjeje do të përllogariten në votimet e natës së dytë live.

Nata e parë mbyllet mes emocionesh të bukura, pa asnjë eleminim dhe një garë të fortë që sapo ka nisur!

Dhimbja e humbjes së babait përlot konkurrentin, Alketa Vejsiun dhe Arilena Arën

Kevin, konkurrenti që do të hapte pjesën e fundit të spektaklit “X Factor Albania” në Tv Klan, pësoi një problem teknik para fillimit të performancës.

Ndërsa ekipi merrej me zgjidhjen, moderatorja Alketa Vejsiu qëndroi me të në skenë për të ndarë disa detaje rreth historisë së Kevinit.

Disa muaj më parë ai ka humbur babain. Vejsiu u përpoq t’i jepte forcë konkurrentit, por historia e tij përkon me të moderatores e cila po ashtu humbi të atin pak kohë më parë. Mes fjalësh e emocionesh,  Vejsiu u përlot e bashkë me të edhe Arilena Ara, që ndan të njëjtën dhimbje.


“Ka një histori të dhimbshme Kevin dhe ne kemi folur bashkë shumë herë në audicione sepse njerëzve të skenës iu duhet shumë herë që të menaxhojnë emocionet edhe në ditët e tyre më të vështira, në ditët e tyre më të hidhura, të vazhdojnë profesionin apo misionin për të cilin janë nisur. Kevin ka humbur babain shumë pak muaj para se të vinte këtu në X Factor, kështu që prezenca e këtij djali nuk është vetëm ëndrra të tij, është edhe ëndrra e babait të tij. Nëna ka mbetur e vetme me tre fëmijë dhe… unë nuk dua të të ngarkoj emocionalisht sepse doja ta thoja në fund të performacës që mos të ta bëja ty të vështirë prezantimin, por doja të të thoja vetëmk të gjë që duhet një forcë e jashtëzakonshme për të vazhduar kur na mbeten këto boshllëqe që nuk na i plotëson dot asgjë më.

Ne jemi takuar të dy kur unë një ditë vetëm pas humbjes së babait isha me ju për të prezantuar natën e parë të audicioneve, jeta vazhdon dhe muzika është në fakt një nga rrugët më të bukura për t’ia dalë… është e vërtetë që muzika na shpëton në shumë mënyra, në momente shumë të vështira emocionesh, jo vetëm kur humbim dikë, por kur ndahemi nga diksuh që kemi dashur shumë, edhe kur festojmë dhe celebrojmë momentet e lumtura kështuqë dua të të uroj shumë kurajë dhe e di që njerëzit që ikin dhe na lënë këtë dhimbje kaq të madhe shfaqen gjithmonë në mënyra shumë të bukura prandaj ndieje të lutem prezencën e babait tënd sot se do të të japë krahë dhe do të të japë forcë që ti të këndosh sot. Jam këtu me ty”.

Kevin e mbylli me sukses performancën e tij, teksa kamera shfaqi sërish portretin e përlotur të Arilena Arës.

Arilena Ara nuk mban dot lotët pas performancës së Kevin kushtuar të atit të ndjerë: Unë nuk kam pasur mundësinë të këndoj për babin

Një nga performancat më emocionuese të mbrëmjes së sotme në “X Factor” në Tv Klan ishte padyshim ajo e Kevinit. Ai dhuroi disa momente mjaft të ndjera me këngën “Daddy” që ia dedikoi babit të tij i cili është ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Performanca e tij përloti mentoren e tij Arilena Arën, e cila i tha se ajo nuk ka pasur mundësinë që të këndojë për babin, teksa u shpreh se Kevin ka kënduar për të dy.


Alketa Vejsiu: Arilena të shoh të përlotur, të emocionoi apo jo?

Arilena Ara: Kev… Unë vetë nuk kam pasur ndonjëherë mundësinë që të këndoj për babin, ti ke kënduar për të dy ne në fakt. Ti meriton skenën, meriton shkëlqimin, meriton që të gjitha yjet paralele, të gjitha universet paralele, të mblidhen dhe të funksionojnë që do të bëjnë ty “The nexet superstar”. Ti je edhe ylli i babait, je edhe ylli im.

Kleansa “duet” me mentoren e saj Elhaida Dani në “X Factor”

Natën e parë live të “X Factor”, Kleansa ka zgjedhur ta nisë me këngën e mentores së saj Elhaida Dani, “S’je më”.

Kjo solli edhe një moment magjik në përfundim të performancës Kleansës, e cila solli një “duet” me Elhaidën.


Së bashku ato performuan një pjesë nga kënga duke na falur një moment shumë të bukur, që me siguri Kleansa do e mbajë mend gjatë.

Arilena Ara: Wendy më kujton Arilenën e vogël

Arilena Ara thotë se Wendy i kujton veten e saj kur ishte e vogël.

Duke treguar se në një kompeticion për fëmijë vite më parë, Arilena e ka zgjedhur vetë dhe e ka çuar në finale, ajo u shpreh krenare për transformimin e saj.


“Mua më kujton Arilenën e vogël! Unë Wendyn e kam zgjedhur në një talent show për fëmijë dhe e kam çuar në finale. Jam krenare për tranformimin tënd dhe Elhaida duhet të të mbajë fortë.”-tha Arilena.

Momenti emocionues, gjyshja e Jetmirit përlotet në “X Factor Albania”

Një natë shumë emocionuese kjo e sotmja për Jetmirin dhe gjyshërit e tij.

Prej nisjes së rrugëtimit në “X Factor” ka treguar se sa mbështetës janë gjyshërit ndaj tij, duke e shoqëruar gjithmonë.


Sonte ata ishin në skenë për ta suportuar dhe janë emocionuar nga performanca e tij. Gjyshja e Jetmirit nuk i mbajti dot lotët, duke dhuruar një moment shumë të bukur.

Nga ana tjetër, juria vlerësoi me fjalë të mirë dhe komplimentoi Jetmirin për performancën.

Nisin netët live “X Factor Albania”, 16 më të mirët ngjiten në skenën e Tv Klan

Sonte kanë nisur netët live të “X Factor Albania” në Tv Klan me 16 më të mirët e kualifikuar.

16 konkurrentët kanë siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.

Këtë edicion është krijuar edhe një grup: The Chemicals, me anëtarë Giovanni, Joni dhe Rossario.

Ndërkohë, në kategorinë e vajzave janë: Kejsi, Ëendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix janë: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi. Në kategorinë e djemve janë: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

Skena ultra moderne është konceptuar si një arenë madhështore, ku për 15 netë pritet të performojnë LIVE artistët e ardhshëm, të cilët do të krijojnë profilin e tyre artistik. Spektakli, i cili synon zbulimin e yjeve të muzikës, vjen nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, duke premtuar një spektakël plot emocione, çdo të premte në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al