Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Edi Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që unë mund të merrja. Tani ka edhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi. Të konfirmohet kallëzimi sepse ky “zotëria Çingia” është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë 2 aty në SPAK, është kjo dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë dhe jam i lumtur që gjëja është futur në rrugën e drejtësisë dhe SPAK-u ta thotë, “o unë kam një trafikant kokaine në familje”, ose kjo goja e madhe e B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia, një nga këto të dyja. Këtu nuk mund të ketë edhe kështu, edhe ashtu. Këtu, ose njëri, ose tjetri duhet të përgjigjen para drejtësisë.

/tvklan.al