Ky është Petar Glumaç i vërtetë, njeriu i dytë pas Dragan Dabiç, që i shumë kërkuari për krime lufte në Bosnje i grabiti identitetin për t’i mbijetuar kërkimeve në 13 vjet arrati.

Pamja e tij është shumë e ngjashme me lukun e ri të Radovan Karadziç, flokë të thinjur, mjekër e bardhë e gjatë dhe syze. Ndonëse është thuajse 15 vjet më i madh se Karadziç, Petar ngjan në mënyrë të habitshme me të.

Në një bisedë me fqinjin e tij Petar thotë se kurrë nuk e ka njohur ish-liderin serb të Bosnjës dhe se u habit kur e pa në lajme që përdorte emrin e tij.

Petar Gluma: “Kur pashë që përdorte emrin tim nuk e besoja dot. Nuk e kam parë kurrë Karadziçin.”

Fqinji: “Ngjani shumë.”

Petar Glumaç: “E di, të gjithë më ngacmojnë në fshat për këtë fakt. Miqtë me telefononin, pyesnin nëse isha në burg, disa qanin.”

78-vjeçari Glumaç i cili jeton  në shtëpinë e tij në Banacko Novoselo, 30 km në lindje të Beogradit. Ka kryer për shumë vjet profesionin e mjekut alternativ. Ashtu si  pamje, identiteti dhe profesioni iu përdor nga i kërkuari Radovan Karadziç, duke i grabitur kështu të gjithë jetën.

E kjo thotë Petar Glumaç i ka shkatërruar imazhin e ndërtuar me vite të tëra punë të ndershme./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj