Partia Socialiste e ish-presidentit Slobodan Milloshevic pritet të kthehet në pushtet me fitoren e afro 8% të votave e zgjedhjet e 11 majit. Ajo është  kthyer në kartën më të fuqishme për formimin e një koalicioni e kërkuar tashmë si nga ana e bllokut properëndimor ashtu edhe nga radikalët dhe PD e Serbisë.

Këto të dyja kanë njoftuar se kanë rënë dakord mbi principet e qeverisë së re, ndërkohë që janë në pritje të përgjigjes së socialistëve të Milloshevicit. Por ardhja në pushtet e këtyre të fundit mund të bëhet realitet edhe me anë të koalicionit me forcat properëndimore të Boris Tadicit, që së bashku fituan 39% të votave.

Tadic duke deklaruar se orientimi social-demokrat i SRS i bën ata aleatë të natyrshëm, ka lënë të kuptohet se blloku pro Evropës është gati të pranojë disa nga kërkesat e tyre. Analistët vendas shprehen se negociatat për formimin e qeverisë së re do të jenë të gjata e të lodhshme e sipas gjasave priten të përfundojnë diku nga qershori./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle