Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Zëdhënësin Mulita i cili flet për paratë e Korridorit 8-të.

Zëdhënësi i Qeverisë Mulita:- “Nënshkrimi i marrëveshjes sot midis Kryeministrit të Qeverisë Shqiptare zotit Meta dhe përfaqësuesve më të lartë të BERZH-it, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i hapi rrugën financimit të plotë për ndërtimin dhe rehabilitimin e Korridorit 8-të per pjesën shqiptare i cili fillon nga Durrësi dhe mbaron në Qafë Thanë. Shuma prej 10 milion e siguruar për ndërtimin dhe rehabilitimin e seksionit rrugor Elbasan-Librazhd mundëson financimin e plotë të korridorit shqiptar për pjesën shqiptare që fillon nga Durrësi dhe mbaron në Qafë Thanë. Normalisht janë siguruar të gjitha burimet e financimit për ndërtimin e Korridorit të 8 për pjesën shqiptare, pra gjithë segmentet rrugore Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhineë-Elbasan, Elbasan-Librazhd i cili u mundësua me financimin e BERZH-it dhe kjo mundëson realizimin e projektit sipas procedurave ndërkombëtare i cili kalon në etapat e veta, nuk parakupton që sigurimi i financimit që sot, do të thotë që fillon ndërtimi i rrugës në ditët që vijnë, por i hap rrugën procedurave të standarteve ndërkombëtare për prokurimin dhe fillimin e punimeve”.

Gazetarja:- Kur mund të fillojë pas këtyre procedurave që ju përmendet?

Zëdhënësi i Qeverisë Mulita:- “Procedurat kalojnë nëpër standarte ndërkombëtare që janë të detyrueshme për t’u realizuar. Por mund të themi që detyrimi i Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë Transportit ështeë që t’i hapi rrugë të gjithë procesit të punimit për ndërtimin rehabilitimin e këtyre investimeve dhe ka siguruar të gjithë pjesën financiar të palës shqiptare që është detyrimi i Qeverisë Shqiptare siç janë taksat doganore, tvsh-ja. Është shpronësimi i cili nuk ka asnjë mangeësi në realizimin e procesit të shpronësimit përsa i përket vlerës financiare”./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori