Vijojnë në “Opinion” puntatat speciale dedikuar zgjedhjeve të 3 Korrikut. Tema e sotme është nga më të rëndësishmet dhe ka të bëjë me infrastrukturën rrugore dhe problemet e transportit.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë që ka peshën e saj në shoqërinë shqiptare ishin të ftuar në studio Spartak Poçi kandidat për deputet i PS, Arben Demeti kandidat për deputet i PAD, Prec Zogaj kandidat për deputet i PD, Ferdinand Xhaferri kandidat për deputet i PDR dhe në lidhje direkte Dritan Prifti kandidat për deputet i LSI.

Gjatë emisionit kandidatët u prezantuan, shpalosën arsyet se përse kandidojnë dhe kërkuan mbështetjen e publikut me votë. Ata gjithashtu prezantuan edhe platformat e tyre politike dhe u përballën me njëri-tjetrin me argumente./tvklan.al