Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 Gusht ankimimin e opozitës për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 4 Gushtit në Himarë.

Ky komision do të mblidhet për të parë nëse pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhje qëndrojnë dhe të pranojnë kërkesën e saj për pavlefshmëri në zgjedhje, apo nëse do të lënë në fuqi vendimin që shpalli fitues me 1477 vota diferencë Vangjel Tavon.

Problematika më kryesore mbi të cilën kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve opozita ishte pamundësia për të votuar e qytetarëve që u kishte skaduar karta e identitetit.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit në zgjedhjet e 4 gushtit, Tavo siguroi 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. Ndërkohë, 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë”  të partive opozitare.

Klan News