23 senatorët të përbërë nga pedagogë, studentë, përfaqësues jo akademik dhe nga instituti i shkencave janë ata që do të votojnë për të ndryshuar rektorin e Universitetit Buqësor. Është hapur kështu fushata e zgjedhjeve demokratike në shkolla ku kantidojnë të paktën dy pedagogë për këtë universitet, njëri është rektori aktual Velesin Peculi, dhe profesori i këtijë universiteti Sulejman Sulce. Zoti Sulce është shprehur se nuk delegoj kopetenca dhe ndajë bursa duke marrë edhe zotime të tjera në favor të pedagogëve dhe studentëve.

“ Te marrim një pasaportë Europiane jo për secilin por për universitetin, të shpjegohemi cfarë nuk është bërë mirë, cfarë nuk shkon dhe si do të ecim. Më së pari është zhvillimi i demokracisë, ne nuk jemi as aplikuesit e parë dhe as mbrojtësit e fundit të sajë, por e kemi nevojë dhe domosdoshmëri për të funksionuar. Një element i domosdoshëm dhe normalisht esencial i demokracisë është vendimarrja, vendi dhe cilësia e sajë”, u shpreh Sulce.

Studentë dhe pedagogë të universitetit kanë dëgjuar objektivat e kandidatit Sulce për të vendosur deri në fund të vitit se cili do të marrë postin e rektorit në këtë universitet./tvklan.al