Aktivistja Zhaklin Lekatari ishte e ftuar këtë të Shtunë te “Rudina” në Tv Klan. Ajo ndau me publikun disa nga ngjarjet “shënjuese” në jetën e saj. Teksa kujtoi kohën kur ishte 6 vjeç dhe realizonte sete fotografike me familjarët, ajo theksoi se “nuk e ka kuptuar që Shqipëria ishte në komunizëm”.

Prindërit e saj, tha Lekatari, janë kujdesur që ta edukojnë në kushte shtëpie.

Zhaklin Lekatari: Më duket ndonjëherë kur e kthej kohën pas, se si kemi jetuar ne…Unë përshembull derisa kam ikur nga Shqipëria nuk e dija që ekzistonte komunizmi sepse prindërit e mi na e kishin fshehur. Gjetën mënyrat e tyre dhe unë nuk e kisha idenë që ne jetonim në një sistem totalitar. Jetoja në një botë shumë të lirë brenda mureve të shtëpisë tonë, me muzikë të huaj, filma të huaj, libra të huaj. Skënderbeu, sheshi dhe këto traditat tona ne nuk i kemi ndjekur.

-Nëse të ka kapur faza e pionierit, shallin e ke vendosur?

Zhaklin Lekatari: Po e kam vendosur, por nuk e dija se çfarë ndodhte. Sepse prindërit e mi janë kujdesur që unë mos të bija pre e propagandës.

-Shumë prindër e kanë bërë këtë.

Zhaklin Lekatari: Vazhdoja me edukimin shtëpiak të zgjedhur nga prindërit e mi, jo nga partia.

/tvklan.al