Policia është vënë në kërkim të një djali 6 muajsh, i cili u zhduk sëbashku me të ëmën disa ditë përpara Krishtlindjeve. Fëmija quhet Roman, ndërsa e ëma, Sophie Cullen, 30 vjeç. Ata humbën gjurmët të enjten në shtëpinë e tyre në Barry të Uellsit.

Sophie është parë për herë të fundit në orën 3:45 të 19 Dhjetorit dhe që prej atij momenti nuk ka më gjurmë. Policia dyshon se ata mund të jenë larguar në Cardiff.

“Jemi të shqetësuar për gjendjen e Roman dhe Sophie. Kushdo që mund të na tregojë ndonjë informacion për të lokalizuar ata është i lutur të na telefonojë”, reagoi në një deklaratë policia./tvklan.al