Zhvillimet e mëdha dhe të shpejta të teknologjisë i kanë vënë të gjitha vendet përfshirë dhe Shqipërinë, përballë një rreziku të madh të dhunës online me bazë gjinore. Për t’u përballur me këto sfida të reja u mbajt në Tiranë, konferenca “Gra të lira nga dhuna” e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se pavarësisht rritjes së shifrave të grave në politikë, ende ka shumë punë për t’u bërë.

Lindita Nikolli: Hendeku gjinor në paga sidomos në sektorin privat vijon të mbetet i theksuar dh endryshoin me shumë vështirësi, pra fuqia ekonomike e grave dhe vajzave është më e vogël se e burrave dhe djemve. Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është një rrugë për kufizimin e dhunës ndaj tyre, por jo e vetme. Duhet të shoqërohet me zgjerimin e përfshirjes së elementeve të edukimit kundërr dhunës me bazë gjinore në të gjitha nivelet e arsimit.

E pranishme në këtë konferencë ishte dhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, e ftuar dhe si eksperte e lartë e politikave publike. Gjatë fjalës së saj ajo tha se zhvillimi i teknologjisë po sjell rreziqe të mëdha sa i përket formave të dhunës online.

Linda Rama, eksperte e politikave publike: Teksa dhuna në familje vijon të jetë një plagë për shumë vajza dhe gra në një shoqëri që jeton ende në kornizat e steriotipeve të së kaluarës dhe problematikave sociale dhe ekomonike, një dhunë tjetër, dhuna online është shfaqur në jetën tonë si një e përditshme që shtrin zotërimet e saj në territore të reja brenda nesh, mes nesh, duke krijuar rrathë të rinj, të cilët po aq sa i shumfishojnë, aq dhe e ngushtojnë hapësirën e lirisë së njeriut që praktikisht nuk mbaron më aty ku fillon liria e tjetrit.

Deputetja Etilda Gjonaj, njëkohësisht edhe Raportuese se Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (KiE), foli për ndryshimet e reja ligjore.

Etilda Gjonaj: Jemi në fazën e hartimit të një iniciative për të adresuar dhunën dixhitale dhe psikologjike në Shqipëri. Kjo iniciativë nuk do të përfshijë vetëm aspektin penal, por edhe masa administrative dhe institucionale të rëndësishme…

Shifrat e studimeve të fundit tregojnë se në Shqipëri 41% e grave kanë përjetuar një formë dhune në rrjetet sociale.

Klan News