Një zjarr i madh përfshiu një stan në Mbrostar të Fierit duke shkaktuar djegien e një autokombajne dhe një automjeti të parkuar brenda.

Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, rrezikuan edhe banesa dhe biznese në zonë.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pronat përreth.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Tv Klan