Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa shkurre në një kodër në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Qytetarët kanë raportuar në rubrikën “Kallëzo” tvklan.al pamjet e flakëve të zjarrit.

Sikurse duket në video, zjarri po u afrohet disa shtëpive private që ndodhen pranë asaj zone.

Nga flakët e zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje, siç shihet në pamje, nuk ka shkuar asnjë zjarrfikëse. /tvklan.al