Një zjarr ka rënë rrth orës dhjetë paradite në një pallat në afërsi të Ministrisë së Jashtme. Zjarri ka rënë në bodrumin dhe në katin e parë të pallatit ku ndodhej një magazinë tapetësh. Flakët janë hapur menjëherë duke shkatuar rrezik për banorët e apartamentit. Katër katet e para janë boshatisur menjëherë pas alarmit për zjarr, por koha nuk ka mjaftuar për evakuimin e banorve të kateve të larta. Forcat e policisë kanë mbërrtiur të parat në vendngjarje dhe kanë qënë efketivat blu që kanë hyrë në godinë për të ndihmuar banorët të dalin që andej. Mjaft të afërm kanë përjetuar momente paniku për njerzit e tyre që ndodheshin brënda godinës. Forcat e britsk-ut janë ngjitur me litar në katet e larta ndërsa rreth trdhjetë minuta më pas ka mbërritur dhe një skuadër speciale e shpëtimit. Ndërkohë pë shkak të materialeve tapete zjarrri ishte mjaft i vështirë për t’u shuar ndërsa vatra e tij ndodhej në thellësi të bodrumit. Përveç policisë, zjarrfiksve dhe forcave xheniere në vëndngjarje është afruar dhe një helikopter duke parë mundsinë e ndërhyrjes nga lartsitë. Zjarri është shuar pas shumë orësh duke lënë pas mjaft dëme në godinë. Magazina është shkatrruar plotsisht së bashku me mallin me një vlerë të madhe monetare. Dëme të mëdha kanë pësuar dhe banorët. Apartamenti mbi magazinë është shkatrruar plotësisht muret kanë pësuar çarje ndërsa mobiliet janë djegur. Banorët kanë filluar pastrimin e godinës ndërsa grupi i ekspertve zjarrfikes kanë konstatuar se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkaku të jashtëm. Një cigare e hedhur pa dashje në brendësi të bodrumit apo shkëndija të ndezura nga saldatriçja që ka qënë duke punuar në afërsi të godinës. Ekspertiza përfundimtare do të pasqyrojë shkakun përfundimtar të zjarrit ndërsa banorët do të duhet të përballojnë me forcat e tyre dëmet e shkaktuara nga zjarri. /tvklan.al