Zjarret që përfshinë rrethinat e Sarandës, por edhe vatra të tjera në disa zona të vendit sollën në Shqipëri për ndihmë edhe mbrojtjen civile italiane, ashtu siç thotë komandanti i këtij departamenti në bazë të një marrëveshje të qeverisë italiane dhe asaj shqiptare kur vendi ynë ka nevojë për ndihmë në shuarjen e flakëve mbërrin mbrojtja civile italiane.

“Kemi ardhur këtu për të shuar zjarret që ndodhen rreth 40km larg Tiranës dhe një tjetër në jug pranë Greqisë, por ka edhe disa zjarre përgjatë kësaj zone.”

Ashtu siç bën të ditur zoti Alfred Olli, drejtori i emergjencave civile aktualisht avioni i flotës italiane po shuan dy vatra të vogla zjarresh në Sarandë dhe një tjetër në një pyll në zonën e Klsoit e pa arritshme nga makinat e zjarrfikësve. Emergjencat civile e vlerësojnë ndihmën e dhënë  nga mbrojtja civile italiane, ardhja e së cilës në vendin tinë është mundësuar nga ambasada italiane në Tiranë.

Java e kaluar është paraqitur problematike për shkak të zjarreve në qarkun Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës apo dy vatrat e Linzës në afërsi të kryeqytetit. Nga ana tjetër situata ka qenë  e qetë në veri të vendit./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini

Operator: Gentian Koçi