Arrestohen edhe administratorët e dy kompanive

Prokuroria e Posaçme vuri në pranga 8 persona për abuzim me një tender të zhvilluar në Bashkinë e Durrësit. SPAK ngriti akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera” për anëtarët e specifikime teknike të tenderit dhe atyre të vlerësimit të ofertave.  Për dy administratorët e kompanive që kanë fituar në tender është ngritur akuza e “Falsifikimit të dokumenteve”.

Prokuroria pretendon se në procedurën e prokurimit për blerjen e një “auto-shkalle” për repartin zjarrfikës, në periudhën Maj-Qershor 2020, me fond limit prej 7 milionë lekësh, janë evidentuar shkelje ligjore te kryera nga anëtarët e të grupit të specifikimeve teknike, pranë Bashkisë Durrës.

Po ashtu, sipas SPAK, shkelje janë kryer edhe nga tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Tenderi në fjalë rezulton i fituar nga “Klosi-R Company” me vlerë 5.5 milionë lekë.

Tv Klan