Një zjarr ka përfshirë pasditen e djeshme një sipërfaqe prej 250 hektarë me pisha të mbjella para dy vjetësh në fshatin Xengë të Divjakës.

Fillimisht kanë qenë vetë banorët e zonës të cilët janë munduar të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore, më pas në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore dhe zjarrfikëset.

Kjo e fundit e ka patur mjaft të vështirë të ndërhyjë për shuarjen e zjarrit për shkak të mungesës së rrugëve.

Era u ka ardhur në ndihmë flakëve dhe vetëm në pak orë një pjesë e konsiderueshme e pyllit të fshatit Xengë është shkrumbuar tërësisht.

Shkak i rënies së zjarrit ka qenë djegia e hamulloreve nga banorët e zonës. Ky është edhe versioni i policisë, e cila ka nisur menjëherë punën për identifikimin e autorëve.

Flakët rrezikuan edhe disa shtëpi, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Kjo zonë është përfshirë nga flakët edhe para dy vitesh./tvklan.al