Pesë banesa private u përfshinë nga flakët e zjarrit në Burrel mbrëmjen e sotme.

Zjarri ra kryesisht në banesën e pronarit S.S. Më pas flakët u përhapën edhe në 4 banesa të tjera duke u djegur pjesërisht.

Këto banesa private kanë qenë të gjitha pranë njëra-tjetrës me çati të përbashkët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar pasi policia evakuoi në kohë të gjithë banorët.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

/tvklan.al