Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 28 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 28 Shtator 2024

Lufta në Gaza, Rama: Izraeli po i përgjigjet terrorit. Zgjidhja duhet me dy shtete

Kryeministri Rama thotë se Shqipëria mbështet Izraelin në luftën ndaj terroristëve të Hamasit të cilët i krahasoi me ISIS. Në një ceremoni në Nju Jork të organizuar nga disa shoqata hebraike ai përsëriti se zgjidhja duhet të vijë përmes 2 shteteve. 

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, Irani: Dërgim trupash në Liban. Fsheh liderin suprem në vend sekret

Izraeli vret kreun e Hezbollahut, Hasan Nasrallah pas sulmit ajror në periferi të Bejrutit. Irani reagoi ashper duke e dënuar aktin dhe deklaron se do te dergoje trupa ushtarake ne Liban. Teksa fshehu në nje vend sekret liderin suprem Ali Khamenei.

Salianji kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit të apelit. Berisha: Protestë kombëtare dhe mosbindje

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për shtyrjen zbatimit të vendimit të Apelit me 1 vit burg. Kreu i demokratëve Sali Berisha paralajmëron protesta kombëtare dhe mosbindje civile.

Rasti i Onkologjikut, Rama: Tregues për të vijuar reformat për përmirësimin e sistemit

Për kryeministrin Edi Rama ajo që ndodhi me spitalin Onkologjik ishte tregues i nevojës për përmirësimin e sistemit. Deklaratat u bënë në podkastin e tij “Flasim” ku këtë herë ishte i ftuar mjeku i njohur neurokirurg Kita Sallabanda.

Dinamo mund në sekondat e fundit Vllazninë. Teuta kthehet te fitorja në Laç

Dinamo mposht në sekondat e fundit ekipin e Vllaznisë, me rezultatin 2 me 1. Në ndeshjen tjetër, ajo mes Laçit dhe Teutës, skuadra durrsake arrin fitoren minimale duke siguruar vendin e katërt pas javës se shtatë te kampionatit të futbollit.

/tvklan.al