Zonat e thella malore të Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës kanë nevojat më të mëdha për infermierë, logoped, mami dhe fizioterapist. Jeta Deda, drejtore e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor thotë se për të plotësuar nevojat me punonjës të shëndetësisë, janë hapur aplikimet në portalin Infermierë për Shqipërinë.

“Për dy javë, nga 22 Gushti deri në 5 Shtator janë hapur aplikimet. Kjo thirrje është e hapur për të gjithë teknikët e shkencave mjekësore, infermierë, logoped, mami, fizioterapist. Nevojat i kemi në zonat e thella malore dhe shumë malore dhe këtu flasim për rajonin e Shkodrës dhe zonat e thella në Elbasan dhe Vlorë. Tirana ka më pak problematika”.

Janë afro 1 mijë persona që pritet të punësohen brenda vitit përmes portalit.

“Që nga 2019 që ka filluar punësimi, flasim për mbi 5400 të punësuar. Çdo vit 950-1000”.

Tirana mban numrin më të lartë të aplikantëve  specialistë të shëndetësisë që kërkojnë të punësohen.

“Për këtë vit është hera e parë që i gjithë procesi do të jetë online. Vlerësimi i dosjes do e dorëzojnë në mënyrë dixhitale 30 % dhe testi i informatizuar që kryhet nga QSHA. Numri më i madh i aplikantëve është në rajonin e Tiranës me 40 %”.

Për herë të parë në portal këtë vit është futur edhe aplikimi për fizioterapist. Deda thotë se edhe punonjësit e sektorit privat shëndetësor mund të aplikojnë në portal, ku kriter do të kenë edhe bashkëngjitjen e librezës së punës.

Tv Klan