Sistemi shëndetësor në Evropë dhe në Euroazi është në gjendje të mjerueshme. Doktor Kent Hill zëvendësadministrator për Evropën dhe Euroazinë i USAID-it, i cili prej dy ditësh po zhvillon një vizitë në Tiranë, gjatë një konference rajonale me menaxherë të shëndetësisë ka theksuar nevojën e nxitjes të të gjitha misioneve të USAID-it në këto shtete evropiane për të përmirësuar sistemin e rrënuar të shëndetësisë. Si prioritet, sipas doktor Hill, duhet të shihen reformat në këtë sektor dhe mbi të gjitha, sipas tij, duhet të zhvillohet një dialog mbi politikat shëndetësore. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ka bërë një sërë investimesh në Shqipëri në sektorin social dhe në mënyrë të veçantë në shëndetësi. Zv/administratori i USAID-it për Evropën dhe Euroazinë Kent Hill gjatë vizitës së tij në Tiranë është takaur me kryeministrin Nano dhe përfaqëues të tjerë të lartë të qeverisë shqiptare. /tvklan.al