Lajme Arkiva 2004

Kantonizimi i Kosovës do të ishte një orvatje e mirë për të krijuar mbrojtjen e minorancës serbe. Ky është komenti i zëvendës sekretarit italian të  mbrojtjes Filipo Berseli lidhur me situatën në Kosovë.

Nesër e majta italiane do të manifestojë për të tërhequr trupat e saj nga të gjitha pikat e nxehtë të globit  pavarësisht nga nevoja për shtimin e kontingjentit italian në Kosovë shtoi Berseli.

Gjatë vizitës që i bëri trupave italiane të vendosura në plazhin e Durrësit zëvendës sekretari italian i mbrojtjes tha se situata në Kosovë është tejet e komplikuar. Ajo i ngjan për nga kompleksiteti i gjërave njollave të një leopardi.

Berseli theksoi se përball kësaj situate opinioni i majtë italian pritet të zhvillojë në Romë dhe në disa qytete të tjera kryesore të vendit, protesta për tërheqjen e trupave paqeruajtëse./tvklan.al