Pushuesit e shumtë që kanë frekuentuar këtë verë plazhin e Durrësit nuk kanë mundur t’i shpëtojnë infeksioneve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uji i ndotur dhe papastërtitë përreth. Dhjetëra pacientë paraqiten çdo ditë në spitalin rajonal të qytetit ne infeksione të rrezikshme në lëkurë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Flluska në trup, temperaturë, skuqje dhe rritim i lëkurës janë disa nga simptomat e këtyre infeksioneve. Më të ekspozuar janë kryesisht fom,ijët dhe moshat e reja të cilët tregojnë  më pak kujdes gjatë plazhit.

Mira Demiri: “Duke qenë se Durrësi është zonë detare që shtohet dhe numri i popullsisë edhe nga plazhistët edhe nga refugjatët që vijnë dhe kjo reflektohet edhe në vizitat tona dermatologjike që janë shtuar shumë. Ndër diagnozat që spikasin më shumë kanë të bëjnë ato që lidhen me infeksionet sidomos te fëmijët e vegjël. Kanë të bëjnë dhe diagnoza të tjera siç është dermatite solare nga ekspozimi i pakujdesshëm në diell.”

Autoritetet mjekësore shprehen se kurimi jo në kohë i këtyre infeksioneve mund të jetë me pasoja serioze për shëndetin e qytetarëve, ata rekomandojnë shpëlarjen e trupit me ujë të pastër si dhe përdorimin e peshqirëve në mënyrë që të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë i lëkurës me rërën apo shezlonët. Disa prej plazheve në bregdetin e Durrësit janë klasifikuar me ndotjen më të  lartë se normat e lejuara. Fakt ky që nuk ka penguar pushuesit të lahen në këto ujëra./tvklan.al