Kryeministri Berisha ju ka kërkuar që të punojnë ditë e natë për përfundimin sa më shpejt të veprave publike në të kundërt firmave që zvarrisin punimet do tu hiqen lejet e dhëna. Ndonëse ky urdhër ka hyrë në fuqi prej disa javësh, ka ende kompani që jo vetëm nuk kryejnë punime në turnin e tretë, por nuk punojnë as ditën.

Këto pamje janë xhiruar ditën e sotme në Sauk. Ky segment i rrugës kombëtare në portat e kryeqytetit shqiptar është shndërruar në makthin e mijëra drejtuesve të automjeteve. Banorët e zonës thonë se prej ditësh nuk shohin që makineritë e kompanisë të lëvizin nga vendi, për më tepër këto të fundit të parkuara anës rrugës po bëhen një tjetër faktor që e vështirëson lëvizjen e automjeteve.

Nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve mësohet se puna në këtë segment rreth 1km të gjatë ka plot 8 muaj që ka nisur, por ende nuk dihet se kur do të fillojë asfaltimi i saj./tvklan.al

Gazeatar: Fjorald Zguro