Mjekët: Shkak problemet kronike e moskonsumimi i lëngjeve

Rritja e të sëmurëve kronikë në popullatë po shoqërohet edhe me rritje të sëmundshmërisë së veshkave. Mjekët nefrologë thonë se aktualisht në Shqipëri, 1 në 8 persona po shfaq probleme me veshkat.

Benereta Hoxha, nefrologe: Rritja e kësaj sëmundshmërie që është 7-8 për 100 persona lidhet me rritjen e diabetikëve, 50 % gati e të gjithë të sëmurëve diabetikë bëjnë sëmundje renale kronike. Hipertesioni dhe diabeti po vihen re dhe në mosha të reja, edhe sëmundjet renale po ulen në moshë. sëmunëdjet e e veshkave, kalkulozat renale.

Jo vetëm sëmundjet kronike, por mjekët thonë se një tjetër shkak i shtrimit të numrit të personave që vuajnë nga veshkat është edhe moskonsumimi i ujit.

“Mënyra e të ushqyerit, ne shqiptarët nuk para pimë shumë ujë apo lëngje”, tha mjekja.

Mjekët apelojnë kontrolle të vazhdueshme, për të kapur herët problemet me veshkat. 850 milionë njerëz në mbarë botën kanë sëmundje të veshkave nga shkaqe të ndryshme.

Sipas të dhënave të OBSH, sëmundjet kronike të veshkave shkaktojnë të paktën 2.4 milionë vdekje në vit dhe janë shkaktari i 6-të i vdekjeve.

Tv Klan