Dy vatra zjarri janë regjistruar në pishat e liqenit të Viroit, në periferi të Gjirokastrës.

Për shkak të ndikimit të erës, në bimësinë e dendur dhe të thatë me barëra e shkurre, zjarri po përhapet me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.

Re të mëdha tymi kanë mbuluar qytetin e Gjirokastrës, ndërsa zjarri po përhapet deri në malin e Gjerë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët janë ndarë në 2 grupe për shuarjen e flakëve.

Situata në pishat e Parkut të Viroit paraqitet e vështirë, ndaj është kërkuar ndihmë për të zgjeruar operacionin për shuarjeve e flakëve të zjarrit./tvklan.al