Nuk është nevoja të largoheni nga Europa për të provuar Karaibet, sepse disa plazhe të ngjashme do t’i gjeni në Shqipëri.

Kështu shkruan në një artikull e përditshmja spanjolle “20 Minutos”, e cila lexuesve të saj i sugjeron të pushojnë dhe të vizitojnë vendin e vogël, por shumë të bukur në Ballkan.

Saranda, Borshi edhe Himara, janë disa prej destinacioneve që nuk duhen humbur për plazhet e bukura që kanë dhe për rivierën ku herë-herë gjen edhe plazhe me rërë.

E për të gjithë ata që kanë vendosur të shikojnë Sarandën, nuk duhet të largohen kurrsesi pa parë “Syrin e Kaltër”, monument natyre.

Në artikull sygjerohen për tu vizituar edhe ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit.

Por ndërsa rendit të gjithë destinacionet e veçanta të Jugut, e përditshmja spanjolle thotë se udhëtimi duhet të nisë nga Tirana, ku turistët mund të zbulojnë vizitojne vendet më emblematike si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura apo Piramidën.

Tv Klan