BBC shkruan, bazuar te dëshmitë e deritanishme se atentatori i Donald Trump ishte pozicionuar me snajper në një çati, më pak se 200 metra larg “objektivit”. Ky version i ngjarjes së rëndë mbështetet edhe nga filmimet që janë siguruar, ku shihet edhe trupi i pajetë i autorit 20 vjeçar.

Autoritetet kanë analizuar pamjet mbështetur edhe te Google Maps, duke lokalizuar edhe vendin fiks ku mbeti i vrarë një qytetar. Teksa Trump tha fjalinë “shihni se çfarë ka ndodhur…“, u dëgjuan të shtëna. Një burrë me bluzë të bardhë e kapele bejsbolli mori plumbat e parë dhe u rrëzua direkt përtokë. Pak sekonda më vonë u plagos ish-Presidenti Donald Trump.

/tvklan.al