Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Korçës. Mësohet se një 26 – vjeçare, ka tentuar të vrasës  me sëpatë bashkëjetuesin e saj.

Vjollca Shkëmbi, 26 – vjeçe, banuese në Pojan-Maliq është arrestuar, pas një telefonate të bërë në policinë e Korçës, ku njoftonte se në banesën e të resë kishte një konflikt.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e saj. Mësohet se debati ka lindur për motive të dobëta.

Sipas burimeve të policisë 26 – vjeçarja në konflikt e sipër  ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në spital ky i fundit është larguar në banesë.

Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K./tvklan.al