Megan Fox ka komentuar rreth ndryshimit të pamjes së saj dhe ka renditur të gjitha ndërhyrjet që ka kryer ndër vite. Megjithatë, ka një operacion që ajo nuk mundet ta kryejë.

37-vjeçarja foli rreth fëmijërisë dhe marrëdhënies me Machine Gun Kelly, por ndau edhe detajet pikante për ndërhyrjet që shpesh e kanë vendosur edhe në qendër të kritikave.

Megan tha se ka kryer “shumë pak” ndërhyrje në gji midis filmave të parë dhe të dytë të “Transformers”. “I bëra prapë kur nuk ushqeja më fëmijët me gji”, tha aktorja e cila ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green dhe më pas shtoi se për shkak të një problemi, u desh që t’i rregullonte sërish implantet.

Ajo kërkoi gjinj të mëdhenj, por mjekët nuk ia plotësuan kërkesën pasi nuk i përshtateshin me trupin dhe i vendosën implantet më të mëdha që mund të përballonte.

Fox qartësoi edhe thashethemet për ndërhyrje të shumta në hundë dhe zbuloi arsyen e vërtetë pse hunda e saj duket kështu. “E bëra hundën të të 20-at e hershme”, tha Megan që është akuzuar se ka kryer 6-8 rinoplasti. Aktorja pranoi se ka aplikuar Botox dhe injeksione, por hunda e saj duket kështu për shkak të konturimit të theksuar me grim.

Ylli i kinemasë zbuloi edhe ndërhyrjet që nuk ka kryer. “S’kam bërë tërheqje të fytyrës”. Gjithashtu ajo tha se nuk ka bërë as fije sepse “kishte frikë se do të ndikonin” nëse në të ardhmen do të vendosë për të bërë tërheqjen e fytyrës. Fox u shpreh se nuk ka bërë as  ngritje të vetullës apo heqje të dhjamit të fytyrës.

Sa i përket ndërhyrjeve të tjera në trup, 37-vjeçarja tha: “Nuk kam bërë heqje të dhjamit apo konturim trupi”. Gjithsesi, ajo do ta dëshironte shumë një ndërhyrje për të pasme braziliane, por nuk ka inde të mjaftueshme dhjamore. Këto të fundit merren nga zona e barkut për t’u zhvendosur te pjesa e vitheve.

Pavarësisht se ndërhyrjet e saj janë të shumta, për aktoren janë “stresuese”. “Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet. Trupi im nuk reagon mirë ndaj anestezisë totale”, shpjegoi ajo ndërsa shtoi edhe supersticionet që ka kur hyn në operacion.

Kam frikë se mos vdes kur jam nën efektin e anestezisë”, tha Megan e cila rrëfeu se i merr në pyetje mjekët “nëse kanë parë ndonjë shenjë si bufët, korbat, nëse ndonjëri ka shkelur ndonjë merimangë apo ka ndonjë insekt të ngordhur”.

Përpos të gjithave, edhe pse për Megan ndërhyrjet janë “një përjetim traumatik”, ajo këmbëngul që të “shpërblehet për vuajtjen”./tvklan.al