Tre koncertet e Taylor Swift  që pritej të mbaheshin në Vjenë këtë javë u anuluan pasi qeveria konfirmoi se ishte planifikuar një sulm terrorist .

Për sulmin e planifikuar reagoi edhe kancelari austriak Karl Nehammer i cili tha se falë forcave të policisë u parandalua një tragjedi.

Policia austriake arrestoi të mërkurën dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve në koncerte.

Autoritetet  kanë kontrolluar banesën e njërit prej të dyshuar dhe po analizojnë  sendet e gjetura ne shtëpi. Mediat lokale, thonë se tre të dyshuar të tjerë janë ende në arrati. I dyshuarit kryesor u arrestuar në qytetin Ternitz në jug të Vjenës, ndërsa tjetri në kryeqytetin austriak.

Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit , anëtarët e së cilës kanë nënshtetësi austriake, e kanë origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe ka rrënjë shqiptare.

Mediat austriake  shkruajnë se i riu punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë. Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar.

Theksojmë se koncertet  e planifikuara të këngëtares amerikane janë pjesë e turneut i cili filloi më 17 Mars 2023, në SHBA dhe do të përfundojë më 8 Dhjetor 2024, në Vancouver, Kanada.

Klan News