“Shije Shtëpie” në Tv Klan solli sot parashikimin e muajit Nëntor për shenjat e zodiakut. Astrologia Meri Gjini e cilësoi si një muaj ku shumë planete do të lëvizin dhe do të forcojnë ndikimet e tyre, ndërsa do të ketë shenja që do ta ndiejnë shumë si Akrepi, që tashmë e ka muajin e tij. Hëna e re, përveç Akrepit do të prekë shumë Luanin, Ujorin dhe Demin.

Nëpërmjet yjeve mund të rregullojmë axhendën, por jo t’i lejojmë të na pengojnë. Nëse tregohemi të zgjuar mjaftueshëm dhe e shfrytëzojmë si duhet, mund ta kthejmë të gjithë energjinë e jashtme në armë të fortë. Mjafton të mos jemi impulsivë apo instiktivë këtë muaj duke qenë që nisëm një muaj që është ndryshe nga pjesa e 15 Shtatorit deri në fund të Tetorit, por në fakt ngjan ose është si vazhdimësi.

Të dielën në të gdhirë Marsi kaloi në Akrep, në datën 5 do të kalojë Mërkuri, në datën 6 do të kemi vendosjen dhe ndryshimin e Venusit në Bricjap që do të japë një formë më të qëndrueshme në gjendjen emocionale dhe dashuri. Tipike e këtij muaji është ndikimi i drejtpërdrejtë i Marsit dhe i Plutonit, dy planete shumë të rëndësishme që kanë zgjerim apo ndikim më të madh në Akrep.

Në datën 4 ndodh Hëna e re te Akrepi që nis ciklin e vet me Marsin dhe në Hënën e plotë te Demi mbi Uranin, kështu që është një Hënë atipike. Në këtë rast, njerëzit duhet t’i bëjnë lëvizjet apo hapat e mëdha nga mesi i muajit apo sa më afër datës 19 të Hënës së plotë. Kjo, për të mos pasur pengesa sepse kjo Hënë e re në hyrje me Marsin duket sikur nuk është fort e këndshme në dëgjimin e parë pavarësisht se është shumë e rëndësishme. Nëse jeni duke marrë iniciativa për gjëra shumë të rëndësishme dhe janë tuajat, mbarësia nuk do të mungojë. Por nëse keni punuar fort për gjëra që mendojmë se janë tonat apo e mendojmë qoftë edhe për projekt provizor, pengesat do të jenë të tilla që vështirë për ta mbyllur.

Një muaj i mirë që duhet shfrytëzuar për udhëtimet e gjata apo të shkurtra deri në datën 19 sidomos për studime apo punë sepse më pas do të ketë disa rivendosje që mund të anulojnë planet. Nga njëra anë do të kemi investime goxha të mëdha ose do të diskutohen lajme të mira për ekonominë, nga ana tjetër nuk do të mungojnë tensionet politike, sidomos në rang global që do të sjellin çorientime dhe ankth.

Investimet e mëdha do të kenë fazën e tyre të mirë nga gjysma e Nëntorit deri në gjysmën e Dhjetorit. Duhet të kemi kujdes shëndetin sepse kur të bëhet cikli hënor, mund të dëgjojmë shifra që nuk do të na pëlqejnë./tvklan.al