Përkeqësohet sërish situata në spitale

4 persona humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e jetëve te humbura nga nisja e pandemisë në 238.

Një 57-vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse”.

Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik raportoi një shifër të lartë testimesh, 847 nga të cilët 155 rezultuan pozitive. Sërish gjysma e rasteve të reja i përkasin Tiranës.

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kuçovë, nga 4 raste në Korçë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë”.

E përkeqësuar është edhe situata në spitalet Covid ku janë rritur pacientët.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”.

Në spital po qëndrojnë ende edhe 28 pacientë që kanë kaluar virusin, por po trajtohen për pasojat e tij. Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë.

Tv Klan