Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 14:55 në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit.

Burime zyrtare sqarojnë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Nisan” me drejtues R.C dhe një “Opel” në timonin e së cilës ishte R.N.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur pasagjerët e të dyja makinave. Ata janë F.N, 63 vjeçe dhe N.K, 69 vjeç, të dy banues në Vlorë, S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë, si dhe E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al