U organizua sot në Hotel Tirana një seminar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të gazetës “Sporti shqiptar”. “Sporti shqiptar” është aktualisht e vetmja gazetë e përditshme në Shqipëri. Këtë seminar e përshëndeti i pari presidenti i “Sh.a Spektër” Koço Kokëdhima. Në vazhdim e mori fjalën komentatori i njohur sportiv Ismet Villova i cili ngriti lart rolin e të madhit Anton Mazreku në gazetarinë sportive.

Pena e tij e artë dhe kontributi që dha përbëjnë trashëgiminë tonë, tha në fjalën e tij Bellova. Më pas mbajti një kumtesë dhe kryeredaktori i gazetës “Sporti Ekspres” Fatmir Meri që u përqëndrua më shumë në ndikimin e konkurrencës në shtypin e sotëm sportiv. Të ftuar në këtë seminar ishte dhe presidenti i FSHF-së Miço Papadhopuli, zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kreshnik Tartari dhe figura të tjera të sportit./tvklan.al