Lajme Arkiva – TV Klan 2004

70-80% e tregut të makinave i shmangen taksave dhe i përkasin tregut informal. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Shoqata e Distributorëve të Makinave, që iu kanë kërkuar Ministrit të Financave vendosjen e rregullave në tregun e makinave. Ministri i Financave Arben Malaj, është shprehur se nuk është për zgjidhje drastike, por për hartimin e një skeme që pritet të deklarohet brenda muajit.

“Rreth 70-80% e këtij biznesi është jashtë juridiksionit administrativ-fiskal dhe vetëm 20-30% e kësaj përqindje bën pjesë në suazën e një biznesi brenda kornizave ligjore. Nga kalkulimet e Shoqatës së Distibutorëve tonë, rezulton se buxheti i shtetit shqiptar nuk arrin t’i arkëtohen rreth 3 miliard lekë në vit”.

Arben Malaj: “Të gjitha hapat duhen hedhur pa krijuar pengesa artificiale, pa vështirësuar mundësitë përzgjedhëse të konsumatorit dhe pa shtuar, koston e blerjes s konsumatorit, pra i gjithë procesi duhet parë i harmonizuar”./tvklan.al