“People-pleasing” ose një njeri që u bën qejfin të tjerëve. A je ti një i tillë? Do e zbulosh përmes këtij artikulli!

10 shenja:

-“Jo” është fjala më e rrallë që ti thua, pasi në rast të kundërt nuk të bën të ndihesh mirë.

– Ju kërkoni falje shumë, veçanërisht kur nuk ju plotësohet diçka për të cilën keni nevojë.

-Ngaqë dëshiron që të gjithë të të pëlqejnë, bëhesh herë pas here “kritik” i mendimeve të tua.

-Ti i shmang gjithnjë konfliktet.

-Merr përsipër gjithçka vetë, kur vjen puna te gjërat që bën për të tjerët.

-Kujdesi ndaj vetes, prioriteti i fundit në listën tënde.

-Thuajse tërë kohës ke shumë gjëra për të bërë.

-Aprovimi i të tjerëve për ju ka një rëndësi të madhe.

-Ideja e të vendosurit limite ju bën nervoz, prandaj shpesh i bëni “skip”.

-Do i krijosh gjithnjë bindjen vetes se e ke gabim, vetëm që të lehtësosh gjërat për të tjerët.

Po çfarë e bën një njeri të ketë karakteristika të tilla?

Mjedisi dhe marrëdhëniet me njerëzit luajnë rol kryesor në atë çfarë ne jemi. Shumë njerëz janë të tillë prej traumave të hershme, përshembull në rast se janë rritur nga prindër tejet stresues e të rreptë. Prandaj përpiqen të krijojnë një mjedis të paqtë kudo shkojnë.

/tvklan.al